Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Borussia Monchengladbach fiton edhe me një lojtar më pak, siguron kualifikimin në 1/8 e finales

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 22:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Borussia Monchengladbach fiton edhe me një lojtar më pak, siguron kualifikimin në 1/8 e finales
Borussia Monchengladbach ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Gjermanisë, pasi ka mposhtur Karlsruher SC-në me rezultat 2:0, pavarësisht se për një pjesë të gjatë të ndeshjes luajti me një lojtar më pak. Gladbachu e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e shtatë. Pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga vendasit, Robin Hack përfitoi nga pasimi i Scallyt dhe dërgoi topin në rrjetë për 1:0. Karlsruhe tentoi të reagojë, duke krijuar disa raste të rrezikshme, por portieri Batz ishte në nivel të lartë, duke mbajtur portën të paprekur. Momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Sander pengoi Fukudën në një aksion të rrezikshëm dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Gladbachun me dhjetë futbollistë. Megjithatë, inferioriteti numerik nuk e ndali skuadrën vendase. Në minutën e 49-të, Ullrich përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë, i nisur pas rikuperimit të topit në zonën e Gladbachut, dhe shënoi për 2:0. Pas golit të dytë, Gladbachu u përqendrua në mbrojtje, duke ia lënë iniciativën kundërshtarit. Karlsruhe pati më shumë posedim të topit dhe regjistroi 15 goditje drejt portës, por nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara. Sipas mediumit gjerman “Kicker”, Kështu, Borussia Mönchengladbach e menaxhoi epërsinë deri në fund dhe festoi një fitore të rëndësishme, duke siguruar kalimin në fazën e ardhshme të Kupës së Gjermanisë. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Gladbachun, që po fiton vetëbesim pas një fillimi të vështirë të sezonit. Tashmë, skuadra do të përqendrohet te kampionati, ku në ndeshjen e radhës do të përballet me Paderbornin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar