Botë
Kosova pritëse e delegacionit të NATO-s, paralajmërohet takimi me kryeparlamentaren Haxhiu
Reklamë e Sponsorizuar
Një delegacion i nivelit të lartë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, konkretisht Komiteti Politik i këtij institucioni, do të nisë nesër një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës, e cila do të zhvillohet përgjatë datave 28 dhe 29 tetor.
Axhenda e kësaj vizite parasheh një sërë takimesh të rëndësishme institucionale brenda Kuvendit të Kosovës, ku diskutim kryesor do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zhvillimet aktuale të sigurisë.
Sipas programit zyrtar të bërë publik për media, takimi i parë i delegacionit do të nisë në orën 09:05, ku ata do të priten në takim nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: