Sport
Debutim perfekt: Endri Çekiçi shënon golin e tij të parë me fanellën e Gabalas
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori shqiptar Endri Çekiçi ka realizuar rrjetën e tij të parë zyrtare me skuadrën e Gabalas, duke lënë menjëherë gjurmë në aventurën e tij më të re.
Futbollisti nga Pogradeci ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme kundër Mingachevir, e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kupës së Azerbajxhanit. Çekiçi gjeti rrugën e golit në minutën e 42-të përmes një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit, duke dyfishuar shifrat në 2:0. Ndeshja u mbyll me triumfin e pastër 3:0 të skuadrës kuqezi, ku e gjithë epërsia u krijua gjatë fraksionit të parë të lojës.
Për sa i përket ecurisë së tij deri më tani, mesfushori është aktivizuar në tri takime kampionati dhe në një duel të Kupës, duke fituar gradualisht hapësirat e duhura në formacion.
Vlen të theksohet se ky ekip udhëhiqet nga trajneri shqiptar, Zekerija Ramadani, nën drejtimin e të cilit Çekiçi po kërkon të tregojë formën e tij më të mirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: