Aktuale
Kupa e Maqedonisë së Veriut: Struga Trim Lum synon vetëm kualifikimin përballë Bellasicës
Reklamë e Sponsorizuar
Struga Trim Lum do të presë nesër skuadrën e Bellasicës nga Strumica, në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Dueli do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë, me fillim nga ora 13:30.
Në prag të kësaj sfide vendimtare, mbrojtësi i majtë i skuadrës strugane, Qëndrim Ismajli, ka ndarë pritshmëritë e tij për rrjedhën e ndeshjes dhe ambiciet e klubit në këtë kompeticion.
“Jemi përgatitur shumë mirë gjatë këtyre tri ditëve. Mendoj se kemi një ekip mjaft të mirë për të shkuar deri në fund në Kupë dhe për ta sjellë trofeun në Strugë, pasi ky qytet e meriton. Të gjithë jemi 100 për qind të përqendruar në kualifikimin për raundin tjetër”, u shpreh Ismajli.
Më tej, futbollisti theksoi se ekipi ka maksimalisht parasysh vlerat e kundërshtarit, por synimi mbetet i pandryshuar deri në fund të takimit.
“Kemi respekt të plotë për kundërshtarin dhe nuk e nënvlerësojmë në asnjë mënyrë, por në këtë ndeshje hyjmë vetëm për fitore, në mënyrë që ta vazhdojmë serinë pozitive si në kampionat, ashtu edhe në Kupë”, përfundoi mbrojtësi i Struga TL-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: