Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Projekti i Aeroportit të Vlorës, Pacolli: Do ta mbyllim sapo të kthehet ligjshmëria

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë një reagim të fortë lidhur me ecurinë e punimeve për Aeroportin e Vlorës, duke hedhur akuza të rënda ndaj Valon Ademit dhe Valon Lluks për shpifje, mashtrime publike dhe përpjekje të qëllimshme për të bllokuar finalizimin e këtij investimi strategjik. Në qendër të reagimit të tij është vënë edhe tentativa për tjetërsimin e kuotave të kompanisë MABCO, ngjarje kjo e ndodhur në muajin prill të vitit 2025, të cilën ai e ka cilësuar si një akt të paligjshëm dhe mashtrues. Sipas tij, pretendimet dhe kundërshtimet e tyre kanë marrë mbështetjen e vendimeve të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë, ndërkohë që ka kërkuar nisjen e hetimeve të thelluara për procedurat e regjistrimit të këtyre kuotave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). “Unë nuk luftoj me askënd, çdo gjë e bën drejtësia! Prej më shumë se një viti, ne përballemi me mashtrimet, gënjeshtrat, kërcënimet dhe shpifjet e Valon Ademit. Ai brutalisht u ndihmua edhe nga arkitekti i mashtrimeve dhe hajnisë Valon Lluka. Në të gjithë përvojën time, nuk kam parë një përpjekje kaq të vazhdueshme për të shtrembëruar të vërtetën, për të cenuar pronën dhe për të penguar një projekt me rëndësi për një vend të tërë”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli. Më tej, ai ka shtuar se tentativat për transferimin e kuotave të MABCO-s nga Valon Lluka dhe Valon Ademi janë denoncuar si veprime të kundërligjshme. Sipas tij, ndërhyrjet e fundit në QKB për regjistrimin ilegal të kuotave, të cilat u korrigjuan menjëherë pas denoncimit, po dëshmojnë qartë paligjshmërinë e veprimeve të Valon Ademit, situatë kjo që kërkon një verifikim të plotë nga organet kompetente. Pacolli ka ngritur gjithashtu një sërë pikëpyetjesh publike rreth deklaratave të mëparshme për kompaninë Delphos dhe të ashtuquajturit “misionarë rusë”, për të cilët Ademi kishte pretenduar se fshiheshin pas ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke kërkuar që këto akuza të mbështeten me prova konkrete dokumentare. “E vërteta po del në dritë dhe maskat po bien. A ju kujtohet sa u përfol për Delphos-in? Sa u përdor narrativa shpifëse e Valon Ademit edhe në gjykata dhe sa gjykatës u mashtruan nga kjo narrativë për të penguar përfundimin e këtij projekti strategjik? Ku mbeti premtimi i tij se do të paraqiste dokumente mbi Delphosin? Ku janë ato dokumente? Ku janë provat për të ashtuquajturit ‘misionarë rusë’, të cilët, sipas pretendimeve të tij, qëndronin pas Aeroportit të Vlorës? Tani së fundmi në këto pretendime përfshihet edhe emri i Timur Kulibajevit. Sa primitive dhe e ulët është kjo! Po mungon të përmenden edhe emra të tjerë, si Grenelli, apo… madje edhe ndonjë tjetër radhës! Këto ‘akuza të reja’ të Valon Ademit nuk i japin përgjigje pyetjes themelore: mbi çfarë baze ligjore është tentuar transferimi dhe regjistrimi i kuotave të MABCO-s në QKB? Valon Ademi gabon nëse mendon se me akuza dhe kërcënime të reja dhe me përfshirjen e emrave të tjerë mund ta largojë vëmendjen nga kjo çështje. Shqiptarët meritojnë fakte, dokumente dhe transparencë e jo gënjeshtra”, ka pohuar ai. Në përfundim të reagimit të tij, biznesmeni Behgjet Pacolli ka theksuar se bashkëpunëtorët e tij mbeten plotësisht të mobilizuar për ta çuar deri në fund ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, sapo të rikthehet stabiliteti ligjor dhe t'i krijohet hapësira e nevojshme për vazhdimin normal të punimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar