Sport
Konfirmohet rikthimi i Granit Xhakës dhe Breel Embolos te Zvicra, ja vendimi përfundimtar i federatës
Reklamë e Sponsorizuar
Granit Xhaka dhe Breel Embolo do të bashkohen sërish me kombëtaren e Zvicrës gjatë muajit nëntor, pas mungesës së regjistruar në grumbullimin e kaluar.
Lajmi është zyrtarizuar të martën nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV), e cila ka vënë në dukje se në listën e fundit të lojtarëve të ftuar, të dy futbollistët nuk figuronin për shkak të çështjeve të lidhura me COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë, ku Xhaka kishte falsifikuar certifikatën e vaksinimit, ndërsa Embolo kishte siguruar certifikata të falsifikuara të testeve. Kujtojmë se në fillim të muajit, Prokuroria Publike e Luzernit e dënoi Xhakën me kusht prej 150 mijë frangash për falsifikimin e dokumentit.
Duke arsyetuar vendimin, drejtori i kombëtares, Pierluigi Tami, u shpreh për faqen zyrtare të federatës: “Ne e shqyrtuam këtë çështje nga perspektiva të ndryshme. Rrethanat specifike të të dyja rasteve, procedurat ligjore të përfunduara dhe pasojat sportive që kanë ndodhur tashmë, të gjitha morën pjesë në vendim. Jemi të bindur se një rikthim në ekipin kombëtar në nëntor është i përgjegjshëm dhe gjëja e duhur për t'u bërë”.
Përveç konfirmimit të rikthimit të tyre, drejtuesit e futbollit zviceran kanë dhënë një përgjigje të prerë edhe lidhur me shiritin e kapitenit, duke konfirmuar se Granit Xhaka do të vazhdojë të mbajë rolin e kapitenit të skuadrës.
Në lidhje me këtë zhvillim pozitiv ka reaguar edhe trajneri Murat Yakin, i cili u shpreh: “Jam i lumtur që mund të zgjedh përsëri lojtarë pa kufizime për skuadrën në nëntor”.
Pritet që selektori Murat Yakin të shpallë zyrtarisht listën e futbollistëve të ftuar të enjten, më 5 nëntor, në prag të dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Skocisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: