Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tensionet pas derbit, Galatasaray lëshon komunikatë të ashpër ndaj Fenerbahçes

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionet pas derbit, Galatasaray lëshon komunikatë të ashpër ndaj Fenerbahçes
Galatasaray ka siguruar një fitore tejet të rëndësishme mbrëmë në “RAMS Park”, duke triumfuar ndaj Fenerbahçes me rezultatin 2:1, falë dy supergolave të sulmuesit nigerian, Victor Osimhen. Megjithatë, përfundimi i ndeshjes u la në hije nga incidentet dhe përleshjet fizike mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Kjo situatë ka sjellë edhe reagimin zyrtar nga klubi i Galatasarayt, i cili u është kundërpërgjigjur ashpër rivalëve të përbetuar, duke i akuzuar lojtarët si Archie Brown, Kerem Akturkoglu dhe Mert Hakan Yandas për sjellje agresive në fushë. Në reagimin e klubit thuhet se deklarata e lëshuar nga pala kundërshtare pas derbit është ilustrimi më i mirë i shprehjes “Hajduti dinak fajëson pronarin e shtëpisë”, duke shtuar se ata po përpiqen të kompensojnë dështimet e tyre shumëvjeçare në fushë përmes pretendimeve të rreme dhe manipulimit të opinionit publik. Galatasaray ka theksuar se provokimet nga skuadra kundërshtare kishin nisur që në momentin e hyrjes në stadium dhe gjatë gjithë sfidës. Sipas tyre, është e papranueshme që Kerem Aktürkoğlu, i cili sipas klubit duhet të ndëshkohej me karton të kuq që në minutën e 10-të, mori vetëm një ndëshkim me karton të verdhë, pavarësisht se nxiti tensionet dhe ishte protagonist në incidentet e fundit të ndeshjes. Gjithashtu, klubi ka dënuar ashpër veprimet e Archie Brown, duke i cilësuar si ndërhyrje josportive dhe duke e quajtur sulmin e tij fizik ndaj kapitenit Abdülkerim Bardakcı si një akt të rëndë që shkel vlerat e sportit dhe nuk ka vend në fushën e blertë. Në njoftim u përmend edhe sjellja e Mert Hakan Yandaş ndaj forcave të rendit që po ruanin sigurinë, duke vlerësuar se akuzat e pabazuara synojnë vetëm mashtrimin e tifozëve të tyre, ndërsa askush nuk duhet të besojë në këto manipulime. Galatasaray ka përgëzuar stafin teknik dhe lojtarët për qetësinë dhe dinjitetin e treguar përballë provokimeve, duke u bërë thirrje edhe tifozëve që të ruajnë gjakftohtësinë para çdo situate brenda dhe jashtë stadiumit. “Ne do të vazhdojmë të fitojmë në fushë dhe do të ruajmë qëndrimin që i përshtatet madhështisë së Galatasarayt jashtë fushës. Zhurma kalon, por e vërteta mbetet. Dhe në fund të fundit, e mira gjithmonë triumfon”, thuhej në fund të komunikatës së klubit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar