Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Situata e Armando Brojës mbetet në terr informativ, Bërnli ende pa një komunikatë zyrtare

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Situata e Armando Brojës mbetet në terr informativ, Bërnli ende pa një komunikatë zyrtare
Te klubi i Bërnlit vazhdon të mbretërojë heshtja zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të Armando Brojës, i cili u detyrua ta braktiste fushën e blertë që në minutat e para të përballjes kundër Linkolnit për shkak të një dëmtimi. Në përfundim të asaj sfide, trajneri i atëhershëm Niki Hejen – i cili u shkarkua menjëherë pas ndeshjes – bëri të a ditur se sulmuesi kuqezi kishte ndjerë një “kërcitje në ije”, duke ngritur shqetësime se dëmtimi mund të rezultojë mjaft i rëndë për të ardhmen e tij në fushë. Megjithatë, drejtuesit e skuadrës angleze ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar shkallën e dëmtimit të lojësit të kombëtares shqiptare apo kohëzgjatjen e parashikuar për rikuperimin e tij. Ndërkohë, skena sportive në Britani është e përfshirë nga diskutimet rreth pasardhësit të Niki Hejen në stolin e Bërnlit, pasi largimi i tij ka hapur garën për drejtimin teknik të skuadrës. Burime pranë futbollit anglez bëjnë me dije se trajneri zviceran Fabio Çelestini është favoriti kryesor për të marrë frerët e ekipit dhe madje ka udhëtuar drejt ishullit për të finalizuar marrëveshjen dhe për të hedhur firmën në kontratë. Çelestini ka njohur majat e karrierës së tij trajneriale përmes fitimit të dy titujve kampion me Bazelin, ndonëse aventurat e tij më të fundit, përfshirë edhe periudhën në krye të CSKA-së së Moskës, nuk kanë ecur sipas pritshmërive të ish-mesfushorit të kombëtares së Zvicrës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar