Sport
Nga refuzimi tek lavdia globale: Rruga e jashtëzakonshme e Harry Kane drejt “Topit të Artë”
Reklamë e Sponsorizuar
Mosha është thjesht një numër kur bëhet fjalë për arritjen e ëndRrave më të mëdha. Në moshën 33-vjeçare, Harry Kane ka arritur kulmin e karrierës duke fituar “Topin e Artë” për herë të parë, dhe këtë e ka bërë pikërisht në qytetin e tij të lindjes, në Londër, aty ku dikur ka shënuar golat e parë.
Sulmuesi i njohur anglez ka prekur tashmë majën e futbollit botëror, por ky udhëtim ka qenë i mbushur me sfida dhe pengesa të shumta. Pavarësisht talentit të tij të rrallë para portës, hapat e parë në këtë sport nuk ishin aspak të lehtë.
Në nisje të rrugëtimit të tij, ai kaloi një periudhë prove te skuadra e Arsenalit, e cila e refuzoi duke e gjykuar se ishte me mbipeshë.
Para se të vishte fanellën e Totenhemit dhe të shndërrohej në ikonë të klubit, Kane u aktivizua si huazim te Leyton Orient dhe Leiçester Siti.
Për një dekadë të plotë me londinezët, ai realizoi 280 gola, por mbi të rëndonte vazhdimisht mungesa e trofeve. Kjo situatë e shtyu të largohej nga Anglia për t'iu bashkuar një gjiganti si Bajerni i Munihut.
Megjithatë, hapat e parë në Gjermani u shoqëruan me të njëjtin fatkeqësi, pasi Leverkusen rrëmbeu titullin kampion në sezonin e tij të parë. Por kjo nuk e theu vullnetin e sulmuesit.
Përmes golave të tij vendimtarë, ai u shndërrua në boshtin e skuadrës, duke e udhëhequr atë drejt sukseseve në sezonet në vijim dhe duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më të kompletuar të kohës sonë.
Jashtë fushës së blertë, Kane ruan një profil mjaft diskret. Në vitin 2019 ai kurorëzoi në martesë lidhjen me Keti Gudland, me të cilën ishte i dashuruar qysh nga koha e shkollës.
Çifti ka katër fëmijë, ndërsa jashtë angazhimeve me futbollin, ylli anglez ushqen një pasion të veçantë për golfin dhe futbollin amerikan.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: