Aktuale
Varrimi i Arlinda Zekajt, dhimbje e thellë dhe lot për 30-vjeçaren e vrare nga ish-kunati
Reklamë e Sponsorizuar
Në atmosferën e një pikëllimi të madh dhe mes lotëve të familjarëve, është përcjellë pasditen e së martës për në banesën e fundit Arlinda Zekaj. Të shumtë kanë qenë qytetarët që janë bashkuar në këtë ceremoni mortore për t'i dhënë lamtumirën e fundit viktimës.
Ngjarja tragjike, e cila ndodhi dy ditë më parë, tronditi opinionin publik pas vrasjes së ndjerës nga ish-kunati i saj. Autori i dyshuar i këtij krimi të rëndë ndodhet ende në arrati, ndërkohë që organet e rendit vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Gjatë ceremonisë së varrimit, dhimbja e familjarëve ka qenë e papërshkrueshëm, të cilët nën peshën e mërzisë dhe emocioneve të rënda i dhanë lamtumirën përfundimtare Arlindës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: