Aktuale
Parashikimi i motit: Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare gjatë kësaj të marte
Reklamë e Sponsorizuar
Për këtë të martë, territori vendit tonë do të karakterizohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe mot të kthjellët në pjesën më të madhe të zonave.
Megjithatë, gjatë orëve të mesditës, situata do të pësojë ndryshime të lehta, pasi vranësirat mesatare kalimtare do të bëhen të pranishme, veçanërisht përgjatë relieveve malore të zonës lindore. Këto vranësira pritet të sjellin reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa në majat e larta të maleve nuk do të mungojnë as reshjet e lehta të borës.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriu-verilindjes, duke ruajtur një shpejtësi mesatare prej 8 metrash për sekondë.
Në zonat bregdetare dhe ato luginore, situata paraqitet më e ndryshueshme, ku era do të fitojë shpejtësi deri në 18 metra për sekondë, duke u shoqëruar me një det të trazuar dhe valëzim që do të variojë nga i fortë në mesatar, konkretisht me forcë nga 2 deri në 4 ballë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: