Kronikë
Masat e rrepta të sigurisë në Ferizaj: Nis seanca gjyqësore për rastin e policit Muhamet Lika
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Ferizaj është vënë nën një rrethim të rreptë sigurie, me prani të shtuar të forcave speciale të policisë.
Sot gjatë ditës është paraparë të mbahet vazhdimi i seancës gjyqësore lidhur me ngjarjen tragjike ku u përfshi polici i ndjerë, Muhamet Lika.
Procesi po zhvillohet nën filtra të lartë sigurie, ndërsa dinamika e seancës parashikon dëgjimin e dëshmitarëve kyç për këtë çështje.
Gjatë zhvillimit të seancës së sotme, para trupit gjykues pritet të paraqiten dy dëshmitarë për të dhënë deklarimet e tyre zyrtare rreth rrethanave të rastit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: