Politikë
Vizitë zyrtare në Shkup: Albulena Haxhiu pritet sot me ceremoni shtetërore nga krerët e Maqedonisë së Veriut
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të mirëpritet me nderime të larta e ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Përveç takimit dypalësh me kryeparlamentarin Gashi, agjenda e znj. Haxhiu përfshin edhe bisedime të tjera të nivelit të lartë. Gjatë qëndrimit në Shkup, drejtuesja e Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta edhe nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: