Ekonomi
Skandali në prag të Topit të Artë 2026: Organizatorët publikojnë gabimisht tre fitues të ndryshëm
Reklamë e Sponsorizuar
Një lëshim i papritur teknik ka ndodhur vetëm pak orë para startit të ceremonisë madhështore të Topit të Artë 2026, e cila po mbahet në qytetin e Londrës.
Faqja zyrtare e këtij çmimi prestigjioz ka gabuar rëndë duke nxjerrë në internet artikuj që paralajmëronin triumfin e tre lojtarëve të ndryshëm për edicionin aktual: Harry Kane, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal.
Materialet e gabuara u shfaqën në platformën e organizatorëve rreth dy orë e gjysmë para se të çhapej perdeja në 'London Palladium', duke nxehur menjëherë rrjetin dhe duke ngritur dyshime se emri i fituesit të trofeut më të lartë individual ishte rrjedhur para kohe.
Njëri nga shkrimet mbante titullin domethënës “Harry Kane fiton Topin e Artë 2026”, duke evokuar fushatën fantastike të sulmuesit të Bayern Munich dhe nuhatjen e tij vrastare para kuadratit kundërshtar.
Në një tjetër shkrim pretendohej se Lamine Yamal kishte rrëmbyer trofeun, duke e cilësuar yllin e Barcelonës si futbollistin më të ri në histori që ngre lart këtë çmim. Krahas tyre, një artikull i tretë i dedikohej Kylian Mbappés, duke lartësuar qëndrueshmërinë dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse në skenën më të lartë të futbollit botëror.
Menjëherë pas konstatimit të lëshimit, të tre shkrimet u fshinë nga portali zyrtar. Sidoqoftë, printskrenimet kishin nisur fluturimthi në rrjetet sociale, duke ushqyer më tej debatet dhe paqartësinë mes opinionit sportiv dhe tifozëve.
Deri në momentin e dhënies zyrtare të çmimit, nuk ekziston asnjë verifikim se ndonjëri nga ky trio yjesh është fituesi i vërtetë i Topit të Artë për vitin 2026. Lëshimi i materialeve duket se ka qenë një gabim teknik nga ana e stafit menaxhues dhe nuk përfaqëson një konfirmim të rezultatit zyrtar.
Të tre protagonistët e kësaj ngjarjeje të pazakontë bëjnë pjesë gjithashtu në rrethin e ngushtë të pretendentëve kryesorë për trofeun e këtij viti.
Për Harry Kane, ky sukses do të thotë thyerje e një agjërimi të gjatë, duke u shndërruar në anglezin e parë që fiton Topin e Artë pas Michael Owen, i cili e pat fituar këtë mirënjohje në vitin 2001.
Në krahun tjetër, prodigji 19-vjeçar Lamine Yamal ka shansin e artë të hyjë në analet e futbollit si fituesi më i ri në historinë shtatëdhjetëvjeçare të këtij kompeticioni.
Ndërkaq, Kylian Mbappé vazhdon të synojë Topin e tij të parë të Artë në karrierë, i mbështetur nga një tjetër vit kalendarik plot me realizime dhe paraqitje deçizive si në rrafshin e klubit ashtu edhe me kombëtaren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: