Sport
Vëmendje te Lamine Yamal: Talenti i Barcelonës rrëmben çmimin prestigjioz për të tretën herë rresht
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal, ka vazhduar dominimin e tij duke fituar për herë të tretë radhazi çmimin si futbollisti i ri më i mirë i vitit, në një ngjarje ku nuk munguan as batutat me ikonën e futbollit, Thierry Henry.
Pavarësisht gëzimit për këtë sukses të jashtëzakonshëm, gjatë fjalimit të tij në skenë, talenti spanjoll tregoi madhështi duke u shprehur se ky trofe i takonte edhe bashkëlojtarit të tij te katalanasit, mbrojtësit Pau Cubarsí.
“Mirëmbrëma të gjithëve, është nder të jem këtu. Do të kisha dashur që Cubarsí të ishte këtu, sepse e meriton. Do të kisha dashur që çmimi t’i shkonte atij. Është viti i tretë që jam këtu. Jam shumë mirënjohës ndaj klubit tim dhe Kombëtares. Do të vazhdoj të punoj për të fituar trofe”, u deklaruar Yamal para të pranishmëve.
Në anën tjetër, ceremonia u gjallërua nga një moment humori kur ish-sulmuesi i njohur francez, Thierry Henry, bëri një batutë me lojtarin e ri, duke e ngacmuar nëse ky ishte vërtet çmimi që ai dëshironte të ngrinte gjatë kësaj mbrëmjeje, një aludim i qartë ky për çmimin e madh të Topit të Artë.
Ky sukses konfirmon edhe një herë formën e jashtëzakonshme dhe hapat e sigurt që po hedh ylli spanjoll në elitën e futbollit botëror.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: