Sport
Kthehet Jasir Asani? Mediat iraniane paralajmërojnë surprizën për Kombëtaren kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Jasir Asani pritet të vishet sërish kuqezi dhe t'i bashkohet Kombëtarja shqiptare, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Irani.
Gazetari Erfan Hoseiny e bërë publike këtë zhvillim surprizë më 26 tetor. Ky lajm vjen vetëm tri ditë pasi sulmuesi anësor la gjurmë duke shënuar gol në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, Esteghlal, përballë Chadormalu.
Kujtojmë se anësori shfaqi reagimin e tij pasi mbeti jashtë llogarive për ndeshjet e muajve shtator dhe tetor nga stafi teknik. Megjithatë, skenari mund të ndryshojë në muajin nëntor për sfidat e radhës në Ligën e Kombeve, çka do të shënonte edhe bashkëpunimin e tij të parë nën urdhrat e trajnerit aktual.
Gjatë kësaj kohe, Përfaqësuesja e Shqipërisë ka shfaqur disa vështirësi në krahun e djathtë të repartit ofensiv, pasi asnjë prej lojtarëve të aktivizuar në katër takimet e fundit nuk e kishte atë pozicion si vendin e tyre natyral. Edhe pse Sabah Kerjota ishte i vetmi sulmues i djathtë i mirëfilltë i grumbulluar, ai i ndoqi të gjitha sfidat nga tribuna.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: