Politikë
Zgjedhjet në Serbi: Si u orientua vota e komunitetit serb në Kosovë?
Reklamë e Sponsorizuar
Lista Studentore është shpallur fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Serbi.
Sipas të dhënave rajonale të publikuara nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë, Partia Progresive Serbe ka pësuar humbje në pothuajse të gjitha territoret e vendit. Ndërkohë, Partia Socialiste e Serbisë ka arritur të kalojë pragun zgjedhor vetëm në disa zona të kufizuara, ku përfshihen edhe votuesit serbë që jetojnë në Kosovë.
Në territorin e Kosovës, lista “Serbia e Bashkuar”, e cila udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq, ka siguruar mbështetjen e 71,63% të votuesve, duke u përkthyer në 24 mijë e 344 vota, sipas raportimeve të Televizionit N1.
Nga ana tjetër, Lista Studentore ka grumbulluar 7 mijë e 167 vota ose 21,09% nga elektorati serb në Kosovë.
Ndërkohë, Partia Socialiste e Ivica Daçiqit, e cila në pjesën më të madhe të Serbisë nuk arriti të kalonte pragun prej 3%, ka arritur të sigurojë 1 mijë e 75 vota (3,16%) brenda territorit të Kosovës.
Sa i përket Mitrovicës së Veriut, lista e Vuçiqit ka marrë 2 mijë e 721 vota ose 61,76%, kurse Lista Studentore ka arkëtuar 1 mijë e 415 vota, që përbën 32,12% të totalit. SPS-ja e Daçiqit në këtë komunë ka regjistruar vetëm 54 vota.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: