Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vrasja e rëndë në Mitrovicë: Zgjatet masa e paraburgimit për të dyshuarin A.S.

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vrasja e rëndë në Mitrovicë: Zgjatet masa e paraburgimit për të dyshuarin A.S.
Gjykata ka marrë vendim që t'ia vazhdojë edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit të pandehurit A.S., i cili dyshohet për vrasjen e një 37-vjeçari dhe plagosjen e një personi tjetër me armë të ftohtë, ngjarje kjo e regjistruar në Lagjen e Romëve në Mitrovicë. Lajmin për vazhsimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për ‘Lajmet e Reja’ zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj. “Paraburgimi, të pandehurit A.S., i llogaritet prej datës 25.10.2026 deri më datë 25.12.2026”, ka deklaruar Haxhaj. Ky incident tragjik kishte ndodhur më 27 maj, kohë kur Policia e Kosovës ishte njoftuar nga Spitali Rajonal i Mitrovicës së Jugut se në këtë institucion ishte sjellë një qytetar me lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga thika. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, 37-vjeçari nuk kishte mundur t'u mbijetonte plagëve dhe kishte ndërruar jetë. Nga i njëjti sulm kishte mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Mitrovicë, ishte dërguar për trajtim të mëtejshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në Prishtinë. Sipas të dhënave të siguruara në atë periudhë, gjendja shëndetësore e të plagosurit tjetër ishte stabilizuar dhe ai ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas kryerjes së veprës penale, njësitet policore kishin arrestuar të dyshuarin A.S., ndërsa si provë materiale kishin sekuestruar edhe thikën, e cila dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar