Aktuale
“Pres të mos mund të flini”: Zbardhet letra e re e Arlinda Zekajt para tragjedisë që tronditi vendin
Reklamë e Sponsorizuar
Një dokument i ri, i shkruar nga e ndjera Arlinda Zekaj dhe i bërë publik nga Natyra Kuçi, ka nxjerrë në pah shqetësime të thella rreth mënyrës se ajo u përball me vendimet e institucioneve dhe të sistemit të drejtësisë.
Në këtë shkrim, Arlinda shpreh hapur zhgënjimin e saj për trajtimin që i ishte bërë ankesave dhe apelit të saj, duke bërë thirrje të vazhdueshme për drejtësi dhe për një qasje të barabartë para ligjit.
“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi,” ishte thelbi i mesazhit të saj, ku ajo ngrinte alarmin se lutjet dhe kërkesat e saj nuk ishin marrë me seriozitetin e duhur nga organet kompetente.
“Rastet nuk qenkan të rastësishme! Tani e shoh a kontribut japin institucionet në vrasjen e grave. Ju jeni ndikuar me kohë – takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero! Faktet ligjore janë tejkaluar dhe ligji e kompetenca e gjyqtarit nuk mund të zëvendësohen me fjalën mundësi!” – shkruante ajo ndër të tjera.
Më tej, në letrën e saj ajo kritikonte vendimet kontradiktore të gjyqtarëve, të cilat sipas saj rëndonin padrejtësisht jetën e një nënë dhe të fëmijës së saj.
“As vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini! Faleminderit që morët kohë për ta arsyetuar veten dhe gjyqtarin,” përfundonte mesazhi rrëqethës i lënë pas nga e ndjera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: