Aktuale
Real Madridi triumfon në “Camp Nou”, Mourinho nuk përmbahet: VAR-i ishte në gjumë!
Reklamë e Sponsorizuar
Jose Mourinho është shfaqur tejet i lumtur pas triumfit të rëndësishëm që Real Madridi regjistroi në udhëtim te Barcelona me rezultat 2:1, në takimin e zhvilluar të dielën në kuadër të javës së 10-të në La Ligë.
Strategu portugez ka thurur eloda për paraqitjen e lojtarëve të tij, duke vënë në pah disiplinën, përqendrimin dhe trimërinë e treguar përballë presionit të vazhdueshëm të katalunasve, teksa ka bërë thirrje që të shmanget çdo formë e vetëkënaqësisë.
“Ishte një ndeshje madhështore, e një niveli shumë të lartë, që me gjasë e ka ndalur botën e futbollit për ta ndjekur dhe nuk i ka zhgënjyer aspak tifozët, me dy skuadra që luftuan vetëm për fitore”, u shpreh Mourinho pas përfundimit të takimit.
“Djemtë zhvilluan një paraqitje të jashtëzakonshme, tejet të organizuar, të përqendruar dhe me guximin e duhur për të ndërtuar lojën nga prapavija përballë një kundërshtari që ushtron presion të lartë”, shtoi ai tutje.
Edhe pse arritën fitoren, shefi i stafit teknik të “Los Blancos” ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për një ndërhyrje të ashpër të Joao Cancelos ndaj Diomandes, duke insistuar se sistemi VAR duhet të kishte reaguar në minutën e 60-të.
“Me rezultatin 1:1, ne nuk e humbëm asnjëherë kontrollin dhe qetësinë. Për mua, kjo është një fitore fantastike e djemve ndaj një rivali të madh, me një gjyqtar që bëri një ndeshje shumë të mirë, por me një VAR që ishte në gjumë në minutën e 60-të, në një episod që mund të kishte ndikim vendimtar, pasi ishte karton i kuq i qartë për Joao Cancelon ndaj Diomandes. Ndeshje e madhe, fitore e madhe dhe djemtë e meritojnë plotësisht”, theksoi trajneri portugez.
Mourinho vuri anën e tij të theksit te fakti se vlera e këtij triumfi nuk matet vetëm me tri pikët e marra në stadiumin e rivalit historik, por edhe te mënyra se si skuadra e menaxhoi sfidën deri në fund.
“Ky ishte një takim nga i cili mund të dilnim me tri, gjashtë ose nëntë pikë diferencë. Nëse dilni me nëntë pikë, nga ana psikologjike është e rëndë. Nëse dilni me gjashtë, situata është e ekuilibruar. Të jesh tri pikë prapa është ndryshe. Ne fituam me qetësi dhe me meritë të plotë”, deklaroi ai.
Megjithatë, udhëheqësi i bankinës madrilene u tregua mjaft i matur kur u pyet nëse ky sukses mund të shërbejë si kthesë e sezonit, duke këmbëngulur se grupi duhet ta mbajë këtë standard edhe në sfidat e ardhshme.
“Është një fitore e madhe, por sapo të kthehemi në stërvitje, nuk do t’i lejoj lojtarët ta mbajnë mendjen te retë. Nëse fitojmë sot dhe gabojmë në El Sardinero, fitorja e sotme e humbet peshën e saj. Real Madridi nuk luan vetëm për të triumfuar në Camp Nou, por synon titullin kampion. Duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi Mourinho.
Gjatë prononcimit të tij, portugezi ka shprehur lëvdata edhe për portierin Andriy Lunin, i cili zëvendësoi Thibaut Courtois, si dhe për kontributin kyç të mesfushorit Eduardo Camavinga në aksionin e golit të fitores.
Në fund, ai rezervoi fjalë mirënjohjeje edhe për Fede Valverden, duke zbuluar se mesfushori kishte shtrënguar dhëmbët duke luajtur i lënduar për më shumë se 40 minuta, një sakrificë që Mourinho e cilësoi si pasqyrë të karakterit dhe përkushtimit të skuadrës.
Falë këtij rezultati, Real Madridi ka shënuar fitoren e pestë radhazi dhe ka ngushtuar në vetëm tri pikë epërsinë e Barcelonës në krye të renditjes tabelare të La Ligës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: