Politikë
Agjenda e ditës: Protestë e hekurudhorëve, zhvillime në Kuvend dhe ngjarje kulturore e politike
Reklamë e Sponsorizuar
Për ditën e sotme, e enjte, 26 tetor, është paralajmëruar një sërë ngjarjesh me interes publik, duke përfshirë protesta, mbledhje institucionesh dhe aktivitete ndërkombëtare.
Fushë Kosovë – Dita do të nisë herët me protestën e punonjësve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A., të cilët do të kërkojnë indeksimin e pagave. Tubimi do të mbahet para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë, duke filluar nga ora 08:00.
Kuvendi i Kosovës – Jeta parlamentare do të jetë mjaft dinamike. Në orën 09:00, në sallën N-302, do të mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim për të shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, përfshirë amendamentet nga aspekti i të drejtave të komuniteteve.
Kuvendi i Kosovës – Më vonë, në orën 10:00, në sallën N-204, do të mblidhet Komisioni për Legjislacion për të shqyrtuar raportet e komisioneve kryesore lidhur po ashtu me Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Prishtinë – Në të njëjtën kohë, në orën 10:00, në hotelin “Swiss Diamond” (salla Ulpiana), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me titull “Rruga e Kosovës drejt BE-së pas bllokadës politike: Nga momentumi në reforma”.
Kuvendi i Kosovës – Ndërkaq, në ora 11:00, në sallën C-301, Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të vendoset për çështjet aktuale legjislative.
Prishtinë – Në orën 17:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogani”, Ambasada e Italisë në Prishtinë do të përurojë një hapësirë të veçantë me libra në gjuhën italiane, donacion ky nga Bibliotekat Qytetare të Torinos.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: