Kronikë
“Mos kërkoni përgjegjësi pasi të më shuani jetën”: Mesazhi rrëqethës i Arlinda Zekajt tri ditë para tragjedisë në Pejë
Reklamë e Sponsorizuar
“Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”.
Këto janë fjalët tronditëse që Arlinda Sylaj Zekaj ia kishte drejtuar Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes një shkrese zyrtare që mban vulën e pranimit të datës 22 tetor 2026, saktësisht tri ditë para se ajo të humbte jetën në një vrasje tragjike në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Në dokumentin e bërë publik, viktima bënte thirrje për ndërhyrje urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas pretendimeve të saj, kishin dështuar në përmbushjen e detyrave zyrtare. Ajo kërkonte me këmbëngulje hetimin e përgjegjësive institucionale dhe ndërmarrjen e hapave konkretë lidhur me rastin për të cilin kishte kërkuar mbrojtje.
“Kjo është shpresa ime e fundit”, shkruhej ndër të tjera në letër, ku ajo shfaqte frikën se organet kompetente mund të lëviznin vetëm pasi të ishte shuar një jetë njerëzore.
Sipas të dhënave operative, para se të ndodhte akti i rëndë, e ndjera ishte drejtuar te autoritetet policore për të kërkuar ndihmë lidhur me dhunën në familje. Për ngjarjen tragjike, dyshimet kryesore bien mbi kunatin e viktimës, i cili aktualisht gjendet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: