Aktuale
Pakënaqësitë thellohen në Mitrovicë: “Torcida” vazhdon revoltën, Trepça regjistron humbjen e katër radhazi
Reklamë e Sponsorizuar
Tifozët e njohur mitrovicas, “Torcida”, kanë vijuar me protestat e tyre kundër drejtuesve të klubit të Trepçës, duke shprehur hapur pakënaqësitë e tyre edhe në kuadër të derbit lokal kundër Trepçës ’89.
Edhe pse revolta e tifozerisë ka qenë e pranishme vazhdimisht, ajo deri më tani nuk ka gjetur reflektim nga kryesia, e cila ka vazhduar punën e saj pavarësisht pakënaqësive të shfaqura nga tribuna.
Megjithatë, situata brenda klubit nuk po pasqyrohet me rezultate pozitive në fushën e blertë. Verdhezinjtë kanë pësuar një tjetër disfatë, kësaj radhe me rezultatin 2-1 në derbin lokal përballë rivalëve të qytetit, Trepçës ’89.
Me këtë humbje, Trepça hyn në një seri negative prej katër ndeshjesh pa shijuar fitoren, pasi më parë është mposhtur radhazi nga Prishtina e Re, Liria, Ferizaj dhe së fundmi nga Trepça ’89.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: