Aktuale
Alarmi te Bayerni: Sjellja jashtë fushës e talentit 18-vjeçar shqetëson drejtuesit e klubit
Reklamë e Sponsorizuar
Karl Lennart vlerësohet gjerësisht si një nga talentet më të spikatura të brezit të tij, ndërsa pritshmëritë e klubit për të janë tejet të larta.
Pavarësisht aftësive të jashtëzakonshme që shfaq në fushën e blertë, drejtuesit e Bayern Munich po manifestojnë shqetësim rreth ritmit të jetesës së 18-vjeçarit, duke e parë atë si një rrezik potencial për ecurinë e karrierës së tij.
Sipas mediave gjermane, kupola drejtuese e gjigantit bavarez nuk e sheh me sy të mirë aktivitetin e ngjeshur të Lennart Karl në platformat dixhitale.
Kërkesa e drejtuesve ndaj lojtarit të ri është e prerë: ai duhet t'i përkushtohet me mish e me shpirt vetëm karrierës futbollistike.
Në raportet e brendshme theksohet se Karl ekspozon së tepërmi në rrjetet sociale luksin dhe detaje nga jeta e tij private në krah të partneres,ueses dhe influenceres Zoe Käppele.
Brenda strukturave të klubit, qëndrimi ndaj 18-vjeçarit është kristalor: më pak kohë në Instagram, përqendrim maksimal dhe standarde më të larta në fushë. Zyrtarët e Bayernit i kanë sjellë atij si model bashkëkombësin dhe yllin tjetër të skuadrës, Tom Bischof, i cili është tre vjet më i madh. Edhe pse partnerja e Bischof është tepër aktive në rrjetet sociale, ai tregon kujdes të jashtëzakonshëm për ta ruajtur jetën e tyre private larg vëmendjes publike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: