Politikë
Zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Shqiptarët e Luginës drejt kutive të votimit, Ardita Sinani bën thirrje për pjesëmarrje masive
Reklamë e Sponsorizuar
Në të gjithë territorin e Serbisë po zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, një proces ku komuniteti shqiptar po paraqitet i unifikuar përmes një liste të përbashkët zgjedhore. Qëllimi kryesor i këtij organizimi është sigurimi i tre mandateve në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë.
Procesi zgjedhor po shtrihet edhe në vendbanimet me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, duke përfshirë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ku qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtën e votës gjatë ditës së sotme, ndërsa ka përcjellë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e kësaj dite për të ardhmen e shqiptarëve në rajon.
“Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, deklaroi ajo.
Më tej, e para e Preshevës e ka vlerësuar këtë garë zgjedhore si një mundësi vendimtare që merr përmasat e një referendumi për popullatën vendase.
“Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht”, shtoi Sinani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: