Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Zgjedhjet në Serbi: Shaip Kamberi kryen obligimin qytetar në Tërnoc dhe u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje masive

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 11:44
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zgjedhjet në Serbi: Shaip Kamberi kryen obligimin qytetar në Tërnoc dhe u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje masive
Kryetari i listës “Koalicioni Shqiptar”, Shaip Kamberi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në vendlindjen e tij, në Tërnoc të Preshevës, në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në Serbi. Pas votimit, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi demokratike. “Ne kemi përmbushur pjesën tonë të përgatitjeve për këto zgjedhje, tash e kryva edhe detyrën time qytetare. Ajo që pres nga qytetarët, banorët e Tërnocit por dhe gjithë Luginës së Preshevës duhet të shfrytëzojnë në mënyrë masive të drejtën e tyre për të votuar. Është e drejtë demokratike që askush nuk mund të cenojë. Është obligim moral, edhe kombëtar, edhe politik që të kryejë këtë detyrë dhe të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh Kamberi. Sipas të dhënave preliminare, deri në orën 10:00 në komunën e Preshevës kanë votuar 1,090 qytetarë, shifër kjo që përbën 2.5 për qind të popullsisë rezidente. Gjatë ditës së sotme, procesi zgjedhor në qendrat e votimit në Preshevë është ndjekur nga afër edhe nga vëzhgues të trupave të OSBE-së, të cilët kanë qenë të pranishëm për të monitoruar mbarëvajtjen e tij. Kujtojmë se në mandatin e kaluar parlamentar, Shaip Kamberi ka mbajtur postin e deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar