Politikë
Dyndje automjetesh në Bërnjak: Serbët e Kosovës udhëtojnë drejt Serbisë për zgjedhje
Reklamë e Sponsorizuar
Një kolonë e gjatë automjetesh është regjistruar gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut. Burime nga terreni njoftojnë se një numër i madh i qytetarëve serbë janë vënë në lëvizje për të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, radhët e gjata të makinave shtrihen në një distancë prej disa qindra metrash, ndërsa fluksi i qytetarëve drejt vendkalimit kufitar vazhdon.
Procesi zgjedhor parlamentar në shtetin fqinj është paraparë të zhvillohet nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 në mbrëmje.
Për t'i mundësuar votimin komunitetit serb që jeton në komunat e Kosovës, autoritetet serbe kanë caktuar qendra votimi në disa qytete kufitare dhe më gjerë, ku përfshihen Rashka, Vranja, Kurshumlia dhe Tutini.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk lejon më organizimin e proceseve zgjedhore të Serbisë në territorin e saj, një praktikë kjo që zbatiohet që prej vitit 2023.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: