Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

A do ta shohim Monika Kryemadhin në ‘Big Brother VIP’? Reagon zyrtarisht ish-politikanja

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
A do ta shohim Monika Kryemadhin në ‘Big Brother VIP’? Reagon zyrtarisht ish-politikanja
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Monika Kryemadhi është ballafaquar me pyetjen direkte të Selin Bollatit rreth mundësisë së pjesëmarrjes së saj në edicionin e ri të spektaklit të njohur “Big Brother VIP”. “Këtë sezon të ri, në Big Brother do jesh apo jo?”, ishte pyetja pa doreza që iu drejtua asaj gjatë bisedës në studio. Edhe pse nuk konfirmoi një angazhim të tillë, Kryemadhi pranoi se një eksperiencë e tillë do t'i pëlqente, duke theksuar megjithatë se gjithçka mbetet në dorë të produksionit. “A do kisha qejf? Patjetër që do kisha qejf, por mendoj që janë ngritur njerëzit për sistem të ri, njerëz të rinj. Çfarë do bëj unë prapë në BBV? Mendoj që kjo është në dorë të produksionit dhe mendoj që Sara është ajo që i merr vendimet, bashkë me grupin e punës që e vendosin. Unë di të them që kam kaluar një kohë të jashtëzakonshme në BBV me gjithë stafin”, u shpreh ajo. Më pas, dialogu mori një kthesë më të lehtë dhe me batuta, kur Bollati i solli në vëmendje komentet e mëparshme nga koha kur ajo ishte banore e shtëpisë më të famshme në vend, ndërsa Kryemadhi mbante rolin e opinionistes. “Me ty shikoja veten time shumë të re. Sigurisht që ma hiqje truri me Mirin”, u shpreh Kryemadhi gjatë këtij momenti të ngrohtë. “Monika, më ke rënë në qafë, por nuk do bëj sherr sot me ty, kështu që po e lë me kaq”, iu kundërpërgjigj me sportivitet Selin Bollati. Në vijim të bisedës, Kryemadhi e vlerësoi lart aftësinë shprehëse dhe natyrën rebele të Bollatit, duke e zgjeruar diskutimin te roli dhe sfidat e grave në shoqërinë shqiptare. “Të adhuroja për artikulimin, pozicionin luftarak që kishe, se për hir të së vërtetës një grua dhe një vajzë në Shqipëri e ka të domosdoshme të luftojë dhe gjithmonë humbet ajo që nuk lufton. Për fatin tonë të keq, ne duhet të jemi luftëtare në çdo moment, për çdo gjë, dhe për fatin e mirë ne jemi nëna luftëtare që do t’i mësojmë gocat të luftojnë”, përfundoi Kryemadhi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar