Politikë
Pas protestës me tensione në kryeqytet, Rama i fton sërish studentët në bisedime, por ndryshon formën e mesazhit
Reklamë e Sponsorizuar
Në vijim të protestës madhore të zhvilluar ditën e djeshme nga rinia dhe studentët, kreu i ekzekutivit, Edi Rama, i ka bërë sërish thirrje palës protestuese për t'u ulur në tryezën e dialogut përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Shefi i qeverisë ka shpërndarë sërish pamjet e shiltestave të vendosura përballë godinës së Kryeministrisë, si një simbolikë që tregon gatishmërinë e tij për të hyrë në bisedime me të rinjtë.
Ajo që bie në sy këtë radhë është një ndryshim në qasjen e tij. Ndryshe nga daljet e mëparshme ku shfaqej personalisht me video përpara se të mbahej tubimi masiv, kësaj herë Rama ka preferuar të mbetet jashtë fokusit të kamerës.
Ky mesazh i kryeministrit vjen menjëherë pas manifestimit të studentëve në Tiranë, i cili u shoqërua me momente tensioni dhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre të prerë për dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: