Aktuale
E diela me mot të paqëndrueshëm: Reshje shiu dhe vranësira në të gjithë vendin
Reklamë e Sponsorizuar
Dita e diel do të karakterizohet nga një atmosferë me paqëndrueshmëri të theksuar në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri lokalisht të dendura, të cilat do të sjellin reshje shiu.
Prania e reshjeve me intensitet të ulët do të nisë që në orët e para të ditës, fillimisht përgjatë zonave bregdetare. Me ardhjen e mëngjesit, shiu do të përfshijë të gjithë vendin, ku në zona të caktuara priten edhe shtrëngata të izoluara e afatshkurtra. Kjo situatë me reshje me intensitet të ulët dhe të ndërprera do të vijojë deri në orët e pasdites.
Pasditi do të sjellë përmirësim të gradualshëm dhe ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Ndërkohë, gjatë momenteve me shi do të ketë prani të mjegullinës, çka do të sjellë edhe reduktim të shikueshmërisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: