Aktuale
Vranësira dhe intervale me diell: Çfarë sjell parashikimi i motit për ditën e sotme
Reklamë e Sponsorizuar
Sot në territorin tonë parashikohet të mbajë mot i vranët, i shoqëruar megjithatë me intervale me diell gjatë ditës. Parashikohet që vlerat minimale të temperaturave të lëvizin ndërmjet 2 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, drejtimi i erës do të jetë nga verilindja dhe veriperëndimi, duke fryjë me një shpejtësi relativisht të lehtë prej 1 deri në 3 metra për sekondë.
Në orët e para të ditës, temperaturat e ulëta mund të krijojnë një ndjesi më të theksuar të të ftohtit, sidomos në zonat e ulëta, prandaj sugjerohet kujdes dhe përshtatje e veshjes.
Megjithatë, përgjatë orëve në vijim, temperaturat relativisht të rehatshme dhe flladi i lehtë i erës do të ofrojnë kushte të favorshme për të realizuar aktivitete jashtë dyerve, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: