Sport
Laszlo pas triumfit në derbi: Tri pikë jetike për Vllazninë, skuadra po rritet
Reklamë e Sponsorizuar
“Tri pikë shumë të rëndësishme për ne, do bëjmë më mirë se kaq”. Me këtë deklaratë e ka nisur analizën e tij trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo, i cili ka folur për emisionin “Super Gol” pas suksesit të rëndësishëm ndaj Tiranës, të vlefshëm për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.
“Rezultati ishte i mirë sot. Kemi mjaft punë për të bërë. Ishim duke pritur një fitore, sidomos edhe një derbi si ky. Të fitosh një derbi është gjithmonë një ndjesi e mirë. Sidomos në situatën ku jemi në klasifikim që na duhet çdo pikë”, u shpreh numri një i stafit teknik shkodran.
Më tej, ai u ndal te aspekti taktik dhe ndërtimi i skuadrës: “Duhet të improvizoj shumë. Sipas meje, ekipi nuk është plotësisht gati. Duhet të kërkojmë për lojtarët që të gjejnë pozicionin ku japin më të mirën. Kur erdhëm këtu, kryesore ishte të krijonim një ekip. Prapë po punoj për këtë”.
Duke komentuar gabimet në fushë, strategu i kuqebluve theksoi se ato janë pjesë e lojës, sidomos kur aktivizohen futbollistë që nuk kanë minuta të mjaftueshme në këmbë: “Nuk mund të them se jam i mërzitur për ato gabimet. Bëmë një analizë. Ne kemi futur lojtarë që nuk kanë luajtur shpesh, si qendërmbrojtësat, mund të bëjnë gabime normale. Po flasim për dy lojtarë që në 90 minuta treguan se mund ta mbajnë mbrojtjen mjaft të lidhur. Kundër Egnatias isha pak i inatosur. Gurishta bëri gabim që kundërshtari nuk e detyroi”.
Në fund të prononcimit të tij, Laszlo shfaqi besim te grupi dhe theksoi rëndësinë e eksperiencës: “Prapë kam opinionin se në ndeshje si sot, duhet eksperienca e të dyve. Jam i lumtur. Ky ishte i vetmi gabim i madh. Çdo gol ndryshon dinamikën e ndeshjes. Ne patëm pritje mjaft të mirë të portierit tonë. Shpresojmë se do gjejmë lojtarin e duhur për në qendrën e mbrojtjes. Deri kur të jem në këtë rrugë, do i përdor edhe në ndeshje të tjera si qendërmbrojtës”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: