Kronikë
Aksident i rëndë në Pejë: Pacienti në gjendje kritike transferohet urgjentisht në QKUK
Reklamë e Sponsorizuar
Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në zonën e Pejës.
Bëhet fjalë për një qytetar të gjinisë mashkullore, të lindur në vitin 1972, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Pejës, është nisur me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas stafit mjekësor, i lënduari është pranuar në spital me lëndime të rënda të shumëfishta (politraumë) dhe gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet e paqëndrueshme.
Aktualisht, ekipet mjekësore në Qendrën Emergjente (QE) po kryejnë të gjitha analizat dhe ekzaminimet e duhura, ndërsa sapo të arrihet një farë stabilizimi i parametrave jetësorë, ai pritet të transferohet për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: