Aktuale
Njoftim me rëndësi nga KRU Prishtina: Punimet në rrjet lënë pa ujë disa zona të kryeqytetit këtë të shtunë
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë të shtunë, një pjesë e banorëve të Prishtinës dhe rrethinës do të përballen me mungesë të përkohshme të ujit të pijshëm. Shkak për këtë ndërprerje janë ndërhyrjet teknike dhe punimet që po zhvillohen në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina', lokalitetet e prekura nga ky kufizim janë: Lagjja Nic, Çagllavica, Lagjja Qëndresa, Hajvalia, si dhe një segment i Veternikut në drejtim të 'Rezonancës'.
Nga ujësjellësi bëjnë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë sapo të përfundojnë të gjitha punimet e parapara në terren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: