Sport
Humbje e parakohshme në skenën artistike, ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë
Reklamë e Sponsorizuar
Komuniteti artistik dhe ai mbarëkombëtar janë tronditur nga një lajm i hidhur, pasi artistja kosovare Rinesancë është ndarë nga jeta në një moshë shumë të re.
Për këtë humbje të madhe dhe të papritur kanë njoftuar familjarët e të ndjerës përmes një njoftimi prekës publikuar ditën e sotme.
Në mesazhin e tyre të ndarjes me dhimbje, familjarët shkruajnë: “Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë shpirt i bardhë. Për shkak se jemi larg, për detajet e funeralit do t'ju njoftojmë me kohë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: