Sport
Sfida e madhe e Superiores, kapiteni Balaj paralajmëron Tiranën para supersfidës në Shkodër
Reklamë e Sponsorizuar
Bekim Balaj pritet të jetë protagonist absolut në “Klasiken” e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës, duel ky i vlefshëm për javën e tetë të Kategorisë Superiore.
Sulmuesi me origjinë nga Shkodra, i cili gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e të dyja fanellave, mban aktualisht shiritin e kapitenit te skuadra e Vllaznisë.
Futbollisti 35-vjeçar ka shfaqur besim të plotë para këtij takimi delikat, duke theksuar se kuqeblutë do të japin maksimumin për të siguruar fitoren dhe tre pikët e plota. Sipas tij, pozitat aktuale në tabelën e klasifikimit nuk kanë asnjë vlerë kur bëhet fjalë për një përballje të tillë.
“Ndeshje të tilla si kjo mes Vllaznisë dhe Tiranës, asnjëherë nuk janë të varura nga pozicionet e tyre në renditje. Tirana vërtet që në këto momente është paksa më mirë se ne, por luajmë në Shkodër dhe po futemi në fushë për të marrë maksimumin”, u shpreh Balaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: