Aktuale
Humbje e rëndë për artin kosovar: Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesa Qeriqi
Reklamë e Sponsorizuar
Komuniteti artistik dhe dashamirët e artit në Kosovë janë tronditur nga një lajm i hidhur, pasi artistja Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshën më të mirë të saj.
Lajmin për këtë humbje të parakohshme dhe të dhimbshme e kanë bërë të publikuar familjarët e të ndjerës gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, familja ka ndarë dhimbjen e madhe për largimin e parakohshëm të Rinës, duke e shoqëruar atë me fjalë zemre.
“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, thuhet në mesazhin e tyre të ndjerë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: