Sport
FC Ferizaj bën goditjen e radhës, siguron shërbimet e mesfushorit nigerian Solomon Friday Nicholas
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i futbollit Ferizaj ka zyrtarizuar afrimin më të ri në radhët e veta, duke transferuar talentin nga Nigeria, Solomon Friday Nicholas, me synimin e qartë për t'u rikthyer në Superligën e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, marrëveshja është arritur me akademinë FC Bethel Sporting. 20-vjeçari luan në pozicionin e mesfushorit defanziv dhe shquhet për përgatitjen e lartë fizike, angazhimin maksimal dhe kontributin që jep si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese.
Futbollisti i ri ka hedhur firmën mbi një kontratë trevjeçare me ferizajasit, e cila përfshin gjithashtu opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Pas përfundimit të javës së 11-të në Ligën e Parë, FC Ferizaj pozicionohet në vendin e pestë të tabelës, duke grumbulluar gjithsej 19 pikë në garën për kreun.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: