Sport
Interi synon goditjen e madhe në janar: Marotta synon transferimin e talentit të Shakhtar Donetsk
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Interit ka shfaqur interesim të madh për mbrojtësin e majtë, Pedro Henrique, i njohur në botën e futbollit si Pedrinho.
Sipas mediave italiane, paraqitja e 24-vjeçarit në stadiumin “San Siro” ka lënë mbresa të jashtëzakonshme te drejtuesi Giuseppe Marotta dhe tifozët zikaltër. Për këtë arsye, drejtuesi i klubit milanezo po studiojnë mundësitë që lojtari të vishet zikaltër që gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pavarësisht se ka nevojë për përmirësim në fazën e fundit të aksioneve, shpejtësia e tij mbetet një armë e fortë që bën diferencën në fushë, ndërsa një tjetër avantazh është aftësia e tij për të mbuluar me sukses edhe krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ndonëse skuadra ukrainase njihet për qëndrim të fortë në negociata dhe mungesë lëshimesh financiare, situata e krijuar nga lufta në Ukrainë ka sjellë ndryshime të detyruara në politikën e tyre të transferimeve.
Pedrinho është i lidhur me një kontratë afatgjatë deri më 31 dhjetor 2030, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro. Megjithatë, kjo vlerë pritet të rritet ndjeshëm në muajt e ardhshëm, falë paraqitjeve të tij të spikatura në UEFA Champions League.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: