Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Skandal në atletikë: Kampionja olimpike Peres Jepchirchir pezullohet për doping

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandal në atletikë: Kampionja olimpike Peres Jepchirchir pezullohet për doping
Një tjetër goditje e rëndë ka tronditur themelet e atletikës keniane, pasi një nga emrat më të lakuar të këtij sporti është vënë në qendër të një skandali dopingu. Bëhet fjalë për atleten e njohur të garave të gjata, Peres Jepchirchir, e cila mban titullin e kampiones olimpike në maratonë nga Lojërat “Tokio 2020”, si dhe atë të kampiones botërore. Ajo është pezulluar zyrtarisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AUI), pasi ka dalë pozitive në një test të papritur dopingu, i cili u krye pak para triumfit të saj të fundit në Maratonën e Sidneit. Sportistja nga Kenia, e cila krenohet me fitoren e katër maratonave më prestigjoze në botë – Nju Jork, Boston, Londër dhe Sidnei – ka rezultuar pozitive në substancën e ndaluar EPO. Ky fakt ka sjellë menjëherë masën e pezullimit ndaj saj. Megjithatë, rregullorja i jep të drejtën 33-vjeçares që të apelojë vendimin e marrë, duke kërkuar hapjen dhe analizimin e epruvetës B për të vërtetuar pafajësinë e saj. Para këtij zhvillimi, paraqitja e fundit e atletes keniane ishte pikërisht në Sidnei, ku ajo u shpall fituese duke regjistruar një kohë prej 2:18:31. Ajo pati një dominim absolut, duke lënë pas me afro katër minuta ndjekësen e saj më të afërt, bashkatdhetaren Irene Chepet Cheptei, e cila e mbylli garën me kohën 2:22:11.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar