Sport
Nga Serie A te Kombëtarja? Portieri i njohur pajiset me pasaportë shqiptare
Reklamë e Sponsorizuar
Elia Kaprile është zyrtarisht shtetas shqiptar që prej datës 19 tetor, një zhvillim ky që është konfirmuar përmes dekretit përkatës për dhënien e shtetësisë, i firmosur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Ky hap ka ringjallur menjëherë spekulimet dhe mundësinë reale që 25-vjeçari të lërë mënjanë opsionin e Italisë për të mbrojtur portën e Kombëtares kuqezi. Edhe pse në vendin fqinj qarkullojnë zëra se FIFA mund të vendosë pengesa rregullatore, vetë lojtari ka ndërmarrë lëvizjen e parë vendimtare.
Guardiani i Kaljarit ka aplikuar vetë për të siguruar pasaportën shqiptare, i nxitur nga lidhja e tij me partneren, Emili Toshkollari, e cila ka origjinë shqiptare. Ky motivim e bën këtë ngjarje mjaft specifike, duke llogaritur se portieri nuk ka lidhje të tjera gjeografike apo familjare me vendin tonë.
Të dhënat nga tregu i transferimeve e vlerësojnë atë në shifrën e 12 milionë eurove, ndërsa në të kaluarën ai është konsideruar si një nga talentet më premtuese nën trajtën e portierit. Sfidat e deritanishme në Serie A, ku pas shtatë javësh ka regjistruar edhe një humbje të rëndë 4-0 ndaj Monzës, nuk e zbehin profilin e tij.
Pavarësisht se më parë ka marrë ftesa nga përfaqësuesja italiane pa mundur megjithatë të sigurojë një vend qoftë edhe në stol, bilanci i tij mbetet pozitiv me vetëm tri gola të pësuar dhe tri ndeshje pa u mposhtur. Tashmë, rruga duket e hapur që ky profil i bujshëm të vishet kuqezi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: