Sport
Stuhia e lëndimeve në kampin katalunas, Barça rrezikon dy mungesa të mëdha para “El Clasico”-s
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Barcelonës ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në prag të supersfidës “El Clasico”, pasi pas çështjes së Dani Olmos, tashmë në pikëpyetje të madhe për këtë duel është vënë edhe mbrojtësi francez, Jules Kounde.
Futbollisti po përballet me shqetësime fizike në kyçin e këmbës së majtë, situatë kjo që ka ngritur alarmin në stafin mjekësor dhe atë teknik të katalunasve.
Drejtuesit dhe stafi i Barcelonës pranojnë se rikuperimi i tij i plotë brenda afatit kohor para ndeshjes do të jetë një mision tejet i vështirë, megjithëse shpresat nuk janë shuar ende plotësisht. Një vendim përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret vetëm pas seancës stërvitore të ditës së shtunë.
Kujtojmë se përballja e madhe “El Clasico” është planifikuar të zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 21:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: