Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Barazimi historik në Danimarkë, mbrojtësi i Egnatias: Mund të kishim marrë fitoren

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Barazimi historik në Danimarkë, mbrojtësi i Egnatias: Mund të kishim marrë fitoren
Egnatia ka shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj europiane, duke siguruar një barazim 1-1 në transfertë ndaj skuadrës së Aarhus, në kuadër të fazës së grupeve të Conference League. Edhe pse kampionët e vendit tonë kishin epërsi numerike në fushë që prej minutës së tretë, pas ndëshkimit të kundërshtarit me karton të kuq, mbrojtësi Eljon Sota nuk e fsheh keqardhjen për mundësinë e humbur për të marrë maksimumin nga kjo përballje në stadiumin “Cepheus Park”. “Nëse do të ishte para ndeshjes, patjetër që do të ishim të kënaqur, sepse luanim jashtë kundër një rivali shumë të fortë që ka dalë vitin e kaluar kampion në Danimarkë. Dihet që niveli i kampionatit danez është goxha i fortë. Kështu që, para ndeshjes do të ishim të kënaqur, por siç shkoi sfida… Pashë të çunat, por edhe te vetja që u mërzitëm pak. Futbolli ky është, ndonjëherë nuk i parashikon dot ca gjëra. Disa momente që mund të bënim edhe më mirë, për shembull te rasti i golit të pësuar, apo edhe në momente të tjera. Siç e thashë, ky është futbolli. Pikësëpari, shpresoj që tifozët t’i kemi bërë krenarë. Gjatë gjithë kohës e kemi ndjerë mbështetjen e tyre. Edhe pse Rrogozhina është qytet i vogël, mbështetja e tyre asnjëherë nuk ka munguar, në çfarëdo lloj ndeshjeje. Ne luajmë edhe për ata, pasi janë suporti ynë kryesor”, u shpreh Sota.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar