Sport
Barazimi dramatik në Conference League, Gruda: E kërkuam fitoren ndaj Aarhus
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Egnatias është treguar e pafat në udhëtimin e tyre evropian kundër Aarhusit në Conference League, duke u mjaftuar me një barazim 1-1, pavarësisht se kishin në dorë mundësitë maksimale për të rrëmbyer tre pikët e plota.
Lojtari kyç i kësaj sfide, Ildi Gruda, i cili shënoi golin e barazimit për rrogozhinasit, ka ndarë përshtypjet e tij pas përfundimit të takimit, duke theksuar se ekipi kishte kapacitet për më shumë.
"Ndeshja nuk shkoi keq, mund të kishim bërë edhe më mirë. Kishim rastet tona, gjithsesi 1 pikë mjafton, jemi të kënaqur," u shpreh fillimisht sulmuesi.
Më tej, ai pranoi ambiciet e larta që kërkonin triumfin në këtë përballje, ndërsa vlerësoi edhe pikën e marrë në fushën e huaj: "Ne këtu erdhëm për fitore, për të thënë të drejtën. Në fillim, edhe 1 pikë do e pranoja.
Në fund, Gruda ka përcjellë një mesazh motivues për mbështetësit e klubit: "Mesazh për tifozët? Sapo kemi filluar, nuk ka mbaruar akoma".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: