Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Mbështetje financiare prej afro 47 miliardë eurosh: BE-ja përgatitet të ndihmojë Ukrainën

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 08:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkimi Evropian shprehet i gatshëm të mbulojë dy të tretat e paketës shtesë prej 70 miliardë eurosh të kërkuar nga Kievi, duke siguruar afërsisht 46.7 miliardë euro, ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. "Tradicionalisht, ne përballojmë dy të tretat e kërkesave financiare të Ukrainës. Gjatë takimit të fundit të Këshillit Evropian, ne ramë dakord për të garantuar fondet shtesë të nevojshme për Ukrainën, duke i dhënë mandat Komisionit Evropian që të propozojë mekanizma konkretë zbatimi", u shpreh Costa gjatë një interviste. Ai bëri të meur vesh se Komisioni Evropian është duke e shqyrtuar intensivisht këtë dosje, teksa një vendim zyrtar mund të merret brenda muajit nëntor. Në rast se liderët evropianë dështojnë të arrijnë një dakordësi gjatë samitit të jashtëzakonshëm të caktuar për datat 26-27 nëntor, bisedimet do të zhvendosen në takimin e rregullt të 17-18 dhjetorit. Krahas angazhimit të vet, Brukseli u ka bërë thirrje gjithashtu partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Norvegjinë, që të shtojnë ndihmat e tyre financiare për të mbuluar nevojat e reja të shtetit ukrainas. Kjo thirrje vjen pas deklaratës së mëparshme të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili gjatë një samiti evropian theksoi se vendit i duhen edhe 70 miliardë euro të tjera për të përballuar shpenzimet ushtarake gjatë vitit 2027. Kërkesa e kreut të shtetit ukrainas kishte shkaktuar fillimisht habi mes zyrtarëve të BE-së, sipas raportimeve të mediave të huaja të publikuara në muajin tetor. Ndërkaq, duhet kujtuar se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar tashmë një paketë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, e cila është planifikuar të disburohet përgjatë dy viteve të ardhshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar