Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Pas bujës me policinë dhe thirrjeve për protestat në Tiranë, flet ekskluzivisht Capital T

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pas bujës me policinë dhe thirrjeve për protestat në Tiranë, flet ekskluzivisht Capital T
Reperi i njohur, Trim Ademi, i njohur me emrin artistik Capital T, ka thyer heshtjen pas publikimit të një audio-incizimi ku përfshihet një bisedë telefonike mes tij dhe një personi të identifikuar si efektiv i Policisë së Tiranës. Edhe pse nuk i është referuar drejtpërdrejt përgjimit të dalë në media, artisti ka bërë të tojnë se situata është nën kontroll dhe se shumë shpejt do të udhëtojë drejt Shqipërisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për qytetarët dhe protestuesit që ngrihen për të drejtat e tyre. Në një reagim të gjerë në rrjetet sociale, reperi u shpreh se nuk mund të qëndrojë duarkryq përballë skenave të dhunës dhe padrejtësive që u bëhen njerëzve të thjeshtë, duke shtuar se mirëqenia e popullit është mbi gjithçka tjetër për të. “Qysh po mendojnë që mundemi me i pa qato skena t’u ndodhë edhe mos me reagu, normal që kena me reagu absolutisht që jam në suport të studentave, në suport të njerëzve të mi për çdo lloj kauze që ka të bëjë për të drejtat e tyre,” – është shprehur ndër të tjera artisti, duke theksuar se nuk ka interes tjetër përveç solidaritetit me popullin. Ai shtoi se dhimbja për gjendjen në Shqipëri ia pamundëson shijimin e karrierës muzikore apo koncerteve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të mbrojnë kauzat e tyre drejtësisht. “Për çdo padrejtësi, jam qashtu tip i njeriut që nuk mundem me e duru ndonjë padrejtësi me pa tu ndodhë dhe unë me ndejtë sikur krejt është mirë,” – u shpreh ai. Në përmbyllje të mesazhit të tij drejtuar ndjekësve dhe dashamirësve, Capital T kërkoi që të shmanget çdo lloj alarmi, duke siguruar se çdo gjë është në rregull dhe se do të shihen së shpejti në Tiranë. Kujtojmë se pak ditë më parë, në opinionin publik u shpërnda një audio-incizim ku pretendohej se një efektiv i policisë, i identifikuar si Niko Kurti, kishte kontaktuar reperin për ta pyetur mbi vendndodhjen e tij dhe planet për kthim në Shqipëri. Gjatë asaj bisede, artisti i cili ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u pyet nga zyrtari policor për detaje rreth një çështjeje të caktuar, me kërkesën që pas kthimit të paraqitej personalisht për një takim sqarues.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar