Sport
Caktohet gjyqtari i superderbit Shkëndija – Vardari në Gostivar, ja ndarja e drejtësisë për javën e 11-të
Reklamë e Sponsorizuar
Fundjava që vjen sjell ndeshjet e javës së 11-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku sfida do të zhvillohen nga e premtja deri të dielën.
Sytë e sportdashësve do të jenë të drejtuar nga qyteti i Gostivarit, aty ku të shtunën, duke filluar nga ora 14:00, do të luhet superderbi i madh ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit. Drejtimi i këtij takimi delikat i është besuar gjyqtarit kryesor Stojançe Trpçevski.
Për mbarëvajtjen e kësaj përballjeje, Trpçevski do të ndihmohet nga anësorët Aleksandar Gjurovski, Filip Ickovski dhe Aleksandar Vasilevski, ndërsa situatat kontestuese në dhomën e VAR-it do t'i monitorojnë Vllatko Iljoski dhe Boris Trajkov.
Kalendari i plotë i ndeshjeve dhe gjyqtarët e deleguar për këtë xhiro:
E premte
Kratovë: Sileksi – Shkëndija e Haraçinës, ora 14:00. Gjyqtar: Done Ristovski
E shtunë
Strugë: Struga Trim Lum – Skopje, ora 12:00. Gjyqtar: Bllagojçe Ralevski
Gostivar: Shkëndija – Vardari, ora 14:00. Gjyqtar: Stojançe Trpçevski
E diel
Gostivar: Arsimi – Bregallnica, ora 12:00. Gjyqtar: Benjamin Kerimi
Kavadar: Tikveshi – Bashkimi, ora 14:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: