Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Grabitje e armatosur në vilën katër milionë funtesh të yllit të Manchester United, Bruno Fernandes

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Grabitje e armatosur në vilën katër milionë funtesh të yllit të Manchester United, Bruno Fernandes
Mesfushori portugez Bruno Fernandes ka përjetuar momente ankthi pasi rezidenca e tij luksoze, me vlerë rreth katër milionë funte, është bërë cak i një sulmi nga persona të maskuar. Sipas mediave britanike, incidenti i rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, më 21 tetor, rreth orës 20:30, në pronën e futbollistit e vendosur në Nether Alderley, në rajonin e Cheshire. Në momentin e ngjarjes, 32-vjeçari Fernandes ndodhej në Itali, ku skuadra e tij, Manchester United, po zhvillonte ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Comos, sfidë e cila u mbyll me humbjen 4-1 për anglezët. Autorët dyshohet se kanë depërtuar brenda pronës me gjashtë dhoma, duke u larguar me sende me vlerë të lartë dhe bizhuteri luksoze. Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse bashkëshortja e tij, Ana Pinho, bashkë me dy fëmijët e tyre, kanë qenë të pranishëm në banesë gjatë kohës së grabitjes. Alarmi është ngritur fillimisht nga një fqinj, i cili ka konstatuar praninë e tre personave të dyshimtë në oborrin e banesës. Patrurat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje brenda dhjetë minutash, por autorët kishin arritur të largoheshin. Pavarësisht se vila gëzon një sistem të lartë sigurie, që përfshin dyer elektrike, alarm dhe kamera vëzhgimi, grabitësit kanë gjetur hapësirë për të hyrë. Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar një zonë pyjore në pjesën e prapme të shtëpisë si rrugë hyrjeje dhe daljeje. Policia e Cheshire ka konfirmuar nisjen e hetimeve zyrtare, duke analizuar me kujdes çdo pamje të siguruar nga kamerat e sigurisë në perimetrin përreth. Ky rast shënon një tjetër episod alarmant në listën e gjatë të vjedhjeve që po shënjestrojnë shtëpitë e sportistëve të njohur, të cilët shpesh monitorohen gjatë angazhimeve të tyre zyrtare me klubet. Në të kaluarën, shënjestra të sulmeve të ngjashme kanë qenë edhe yje të tjerë të futbollit, si Ruben Dias, Jack Grealish, Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez. Për kapitenin e United, kjo ngjarje e rëndë erdhi në vijim të një nate tashmë të zymtë në planin sportiv, pas disfatës së thellë ndaj Comos dhe diskutimeve rreth zgjedhjeve taktike të trajnerit Michael Carrick.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar