Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Maqedonci: Mbrojtja kibernetike, shtyllë jetike e sigurisë kombëtare

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Maqedonci: Mbrojtja kibernetike, shtyllë jetike e sigurisë kombëtare
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është bërë pjesë e stërvitjes ndërinstitucionale “Digital Siege 2026”, ngjarje kjo e organizuar nga Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Gjatë fjalës së tij, kreu i Mbrojtjes vuri në dukje se mbrojtja në hapësirën digjitale përbën një element thelbësor të sigurisë së shtetit, ndërsa konfirmoi se përkushtimi ndaj investimeve në teknologji, ngritje të ekspertizës dhe zgjerim të fuqisë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jetë i pandërprerë. Në një postim të bërë në rrjetin social “Facebook”, ministri Maqedonci dha detaje shtesë rreth këtij organizimi. “Ky ushtrim shënon të parin e këtij lloji të realizuar nga Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Funksionalizimi i Qendrës në FSK është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke dëshmuar rëndësinë e partneritetit në zhvillimin e kapaciteteve tona në fushën e sigurisë kibernetike. Siguria kibernetike është komponent kyç i sigurisë kombëtare. Përballimi i kërcënimeve bashkëkohore kërkon kapacitete të avancuara, përgatitje profesionale dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional. Si Ministër i Mbrojtjes, mbetet prioritet zhvillimi dhe avancimi i kapaciteteve të FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike. Do të vazhdojmë të investojmë në dije, teknologji dhe profesionalizëm, si dhe të forcojmë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët tanë strategjikë, për një Republikë të Kosovës më të sigurt dhe më të qëndrueshme përballë sfidave të së ardhmes”, ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar