Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

​Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutat

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutat
Bitcoin ka rënë nën nivelin e 82 mijë dollarëve të enjten, mes presionit në tregjet financiare ndërkombëtare, përcjell KosovaPress. Sipas MarketWatch, kriptovaluta më e madhe shënoi rënie rreth 3%, ndërsa shitjet e aksioneve teknologjike shtuan pasigurinë. Ethereum humbi afro 4%, duke zbritur nën 2.400 dollarë. Ndërkaq, Investopedia raportoi se Bitcoin tregtohej rreth 81.600 dollarë, nga niveli maksimal prej 84.800 dollarësh të mërkurën. Rënie shënuan edhe aksionet e kompanive të lidhura me kriptovalutat, përfshirë Strategy dhe Coinbase. Zhvillimet erdhën ndërsa investitorët vlerësonin rezultatet financiare të kompanive teknologjike dhe shpenzimet për inteligjencën artificiale. Kontratat e së ardhmes për indekset kryesore amerikane gjithashtu shënuan rënie para hapjes së bursës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar